Tërmete të njëpasnjëshme në Shqipëri

Në më pak se gjysmë ore, Shqipëria gjatë ditës së mërkurë u godit nga tri tërmete.

Sipas të dhënave të Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare, lëkundjet ishin me magnitudë prej 3.1, 2.3 dhe 2.6 ballësh.

Kujtojmë se dhe një ditë më herët shteti shqiptar u godit nga një tërmet.