Tërmet në Shqipëri

Shqipëria është goditur nga një tërmet me magnitudë 3 pak minuta më parë.

Sipas të dhënave nga Qendra Europiane dhe Mesdhetare Sizmiologjike, tërmeti ra rreth orës 17:26 dhe ishte 19 kilometra në jug të Tiranës, shkruan A2 CNN.

Epiqendra e tij ishte 16 kilometra nga kryeqyteti dhe 10.7 kilometra në thellësi.

Sidoqoftë, deri më tani nuk ka të dhëna për dëme.