Një tjetër lëkundje sizmike është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Shqipëri.
Sipas EMSC, një tërmet me magnitudë 3.5 Rihter ka dridhur Shqipërinë.
Epiqendra ishte afër Golemit, ndërsa ka ndodhur në orën 02:03 të mëngjesit.
Lëkundja është ndjerë dhe në rrethina, ndonëse nuk ka qenë shumë e fortë dhe fatmirësisht nuk ka pasur dëme, shkruan A2.