NASA mendohet se ka regjistruar audion e një lëkundjeje në planetin Mars për herë të parë, theksoi agjencia për hapësirën.
Sinjali i zbehtë u regjistrua më 6 prill, në ditën e 128 të një sateliti në Mars. Nëse konfirmohet, atëherë ky mund të jetë regjistrimi i parë që vjen nga brenda dhe që nuk shkaktohet nga forcat në sipërfaqen e Planetit të Kuq.
“Ne kemi mbledhur zhurma të sipërfaqes deri tani, por kjo ngjarje që ndodhi për herë të parë hap një fushë të re, sizmologjinë marsiane!”, tha në një deklaratë investiguesi kryesor i InSight, Bruce Banerdt.
Edhe pse lëkundja ishte shumë e vogël për të siguruar të dhëna të sakta, dhe shkencëtarët po studiojnë regjistrimin për të përcaktuar shkakun e zhurmës, ata mendojnë se është një moment historik.
“Kemi pritur një sinjal të tillë prej muajsh,” tha Philippe Lognonne, një ekspert në sizmologjinë planetare nga Institut de Physique du Globe de Paris (IPGP) në Francë.
“Është emocionuese që më në fund të kemi prova se Marsi është akoma aktiv nga ana sizmologjike’’, shtoi ai.