Një tërmet me magnitudë 3.1 është regjistruar të premten pasdite në Komunën e Leposaviqit.
Sipas aplikacionit “Earthquake”, tërmeti ka ndodhur rreth orës 14:24.
Thellësia e tij ka qenë 4 kilometra.
Lëkundjet janë ndierë edhe në komunat e tjera veriore dhe në Novi Pazar të Serbisë.