Një tërmet me magnitudë 7.7 ballë të shkallës Rihter ka goditur Mianmarin, ka njoftuar Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS). Qindra njerëz në kryeqytetin tajlandez Bangkok dolën me shpejtësi nga ndërtesat në panik, pasi ndjenë dridhjen e tokës, raporton Reuters.
Sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS), epiqendra ishte rreth 17.2 kilometra nga qyteti i Mandalay, i cili ka një popullsi prej rreth 1.2 milionë banorë.
Rreth 12 minuta pas tërmetit të parë, një pasgoditje e dytë e fortë me magnitudë 6.4 e goditi zonën.
Aktualisht nuk ka asnjë informacion për pasojat e tërmetit në vetë Myanmar, një vend në mes të luftës civile.
Por raportohet se disa ndërtesa janë shembur.
Në Tajlandën fqinje, në kryeqytetin Bangkok, banorët e shqetësuar po largoheshin masivisht nga ndërtesat e larta./Reporteri.net/