Tërmet 7.8 ballë Rihter në Rusi

Një tërmet i fuqishëm 7.8 ballë Rihter ka goditur në lindje të largët të Rusisë, në rajonin Kamchatka, ka njoftuar agjencia “Reuters”.

Fillimisht ishin lëshuar paralajmërime për cunami, por më vonë u anuluan.
Tërmeti ka goditur në thellësi 10 kilometra.

Nga Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së është thënë se tërmeti ishte 7.8 ballë, por nga Ministria Ruse e Emergjencave është thënë se ishte 7.2 ballë.
Nuk është raportuar ende për dëme.