Marc-André ter Stegen po përballet me një javë kyçe, që mund të përcaktojë të ardhmen e tij të afërt me Barcelonën. Portieri gjerman vazhdon të ketë shqetësime në shpinë, që e kanë penguar të stërvitet nga nisja e përgatitjeve verore, ndaj po mendon seriozisht një tjetër operacion.
Bëhet fjalë për të njëjtin problem që e detyroi të futej në sallën e operacionit më 7 dhjetor 2023 në Bordeaux, ku u operua nga neurokirurgia Amélie Leglise, e njëjta që ndërhyri edhe te Marcos Alonso në janar. Në çdo rast, është e sigurt që Ter Stegen nuk do të udhëtojë të enjten me ekipin katalanas drejt Japonisë dhe Koresë së Jugut, ku Barça do të zhvillojë turneun aziatik të verës.
Vendimi për operacionin mund të ketë pasoja të mëdha edhe për strategjinë financiare të klubit, veçanërisht për “fair play financiar” të La Liga-s. Nëse gjermani zgjedh të operohet dhe mungon për rreth katër muaj, Barça mund të përfitojë nga rregullorja që lejon përdorimin e 80% të pagës së lojtarit të dëmtuar për të regjistruar një zëvendësues.
Kandidati kryesor për të zëvendësuar Ter Stegen në këtë rast është Joan Garcia, por rregullorja e RFEF është e qartë: lejohet vetëm një zëvendësim për dëmtime afatgjata, pavarësisht se përqindja e pagës së liruar mund të mbulonte më shumë lojtarë.
Ndërkohë, situata e Wojciech Szczesny mbetet pezull. Portieri polak ka nënshkruar deri në vitin 2027, por kontrata e tij e re nuk është regjistruar ende, pasi u firmos pasi kishte skaduar kontrata e mëparshme më 30 qershor.
Për ta regjistruar Szczesnyn, klubi blaugrana duhet të kryejë operacione të tjera; si shitje lojtarësh, hyrje nga sponsorët, apo edhe shfrytëzimin komercial të zonave VIP në stadium. Këto elemente priten të pasqyrohen në raportin e auditimit të kompanisë “Crowe”, i cili do të jetë thelbësor për miratimin nga La Liga. Përfundimisht, vendimi i Ter Stegen do të ndikojë jo vetëm në aspektin sportiv, por edhe në manovrat financiare të klubit katalanas për javët në vijim.
The post Ter Stegen, nis java vendimtare për të. Barça pret vendimin për operacionin dhe efektin financiar appeared first on Telesport.