Ter Stegen në dilemë të madhe, ja çfarë duhet të bëjë për të luajtur në Botërorin 2026

Marc ter Stegen (33 vjeç) është në fazën përfundimtare të rikuperimit, pas operacionit të shpinës dhe, sipas “Mundo Deportivo”, pritet të marrë lejen mjekësore për ndeshjen e kampionatit, të shtunën ndaj Osasuna. Megjithatë, kapiteni i Barcelonës do të ketë vështirësi për të luajtur minuta, pasi Hansi Flick ka vendosur se portieri titullar është Joan Garcia, duke lënë të paqartë të ardhmen e gjermanit në klub.

Kjo është veçanërisht e rëndësishme nëse Ter Stegen dëshiron të ketë një vend për Botërorin 2026. Sipas “SportBild”, nuk përjashtohet transferimi dimëror i Ter Stegen si një mundësi për të marrë minuta dhe ritëm, për të arritur në Botëror në kushte optimale. Përmendet se disa klube turke janë të interesuara, por ende nuk ka oferta konkrete.

Gjendja personale e Ter Stegen, duke pasur kujdestarinë e dy fëmijëve pas ndarjes, por jetuar afër ish-gruas për të lehtësuar bashkëjetesën, do të ndikojë në vendimin e tij. Deco, drejtori sportiv i Barcelonës, tha se Ter Stegen mund të jetë portieri i tretë deri në fund të sezonit, por prioritet mbetet rikuperimi i tij, ndërsa vendimi për të ardhmen do të merret më pas.

The post Ter Stegen në dilemë të madhe, ja çfarë duhet të bëjë për të luajtur në Botërorin 2026 appeared first on Telesport.