Marc-André ter Stegen është pyetur nëse ende beson në shanset e tij për Kupën e Botës. Mbasi ka kaluar një dëmtim, portieri gjerman duket se po rrezikon dukshëm grumbullimin me Gjermaninë në turneun e qershorit.
“Për momentin jam larg ftesës. Ndihem mjaft mirë dhe duhet të bëj gjithçka që mundem për të qenë gati. Në fund të sezonit do të shohim nëse mund t’ia dal, por është e vështirë”.
“Normalisht, me këtë lloj dëmtimi je jashtë për një kohë dhe nuk ke çfarë bën. Nuk do të detyroj veten për asgjë, sepse shëndeti është gjëja më e rëndësishme. Por sigurisht dëshira për të qenë në një Kupë Bote dhe për të pasur atë përvojë është unike.”
The post Ter Stegen me këmbë në tokë: Dua të jem në Botëror, por i di mirë kushtet e mia appeared first on Telesport.









