Marc Andre ter Stegen ka mbajtur një fjalim emocionues para tifozëve sonte në stadiumin “Johan Cruyff”, ku Barcelona po përballet me Como-n për trofeun “Joan Gamper”.
“Ishte e rëndësishme të zgjidhnim situatën midis meje dhe klubit. Tani, duhet të shohim përpara. Ne mezi presim fillimin e sezonit dhe do të jetë i vështirë. Kemi punuar shumë për të pasur sukses. Dua të jap mbështetjen time dhe t’u uroj mirëseardhjen lojtarëve të rinj, të cilët do të jenë një ekip më i fortë. Visca el Barça i Visca Catalunya!”, tha Ter Stegen.
Edhe pse duket sikur gjithçka mes plaëve tashmë është sheshuar, duket e vështirë për ta besuar. Madje portierit gjerman i është hequr edhe shiriti i kapitenit, pikërisht për shkak të marrëdhënieve të acaruara me drjetuesit e klubit.
The post Ter Stegen mban fjalimin emocionues para tifozëve: Ishte e rëndësishme të zgjidhnim situatën midis meje dhe klubi appeared first on Telesport.