Ter Stegen kthehet në dhjetor, Barcelona merr ofertë e parë zyrtare për të

Situata e Marc-André ter Stegen te Barcelona po bëhet vendimtare me afrimin e merkatos dimërore. Portieri 33-vjeçar, në rikuperim pas një operacioni në shpinë, mund të lejohet të largohet në janar, vetëm nëse vjen një ofertë bindëse. Sipas “Sport”, oferta e parë zyrtare ka ardhur nga Besiktas.

Turqit ofrojnë huazim që mbulon të gjithë pagën deri në fund të sezonit, me opsion blerjeje prej 8 milionë euro. Besiktas ka nevojë për një portier, pasi ka vështirësi me veteranin Mert Günok. Drejtori sportiv Eduard Graf, ish-i Borussia Dortmundit, po tenton ta bindë Ter Stegen se klubi turk është ideal për të luajtur rregullisht dhe rimarrë rolin e liderit në kombëtaren gjermane.

Kontrata e portierit me katalanasit skadon më 2028, por hapësira tek ekipi i Flick është e kufizuar. Rikthimi në stërvitje parashikohet në mes të dhjetorit, ndërsa largimi i mundshëm do t’i siguronte vazhdimësi loje dhe shanse për të qenë pjesë e Botërorit 2026.

The post Ter Stegen kthehet në dhjetor, Barcelona merr ofertë e parë zyrtare për të appeared first on Telesport.