Ter Stegen i dëmtuar dhe rrezikon Botërorin. Gjermania e zëvendëson me një tjetër portier veteran

Marc-Andre ter Stegen u largua nga Barcelona gjatë merkatos së janarit dhe u huazua te Girona, me idenë që të jetë në formën optimale për Kupën e Botës 2026. Por, portieri 33-vjeçar është shumë i pafat, sepse vetëm pas dy ndeshjesh me ekipin e ri, Ter Stegen është dëmtuar sërish dhe duhet t’i nënshtrohet një operacioni.

Kjo do të thotë që do të rikthehet në fushë pas disa muajsh dhe me shumë mundësia prania e tij në Botërorin e verës së ardhshme duket shumë i vështirë. Në këtë situatë, ne vend të tij do të thirret Oliver Baumann, portieri 35-vjeçar i Hoffenheim.

Titullar sigurisht që pritet të jetë Manuel Neuer, 39 vjeç, ndërsa numri dy do të jetë Baumann, në vend të Ter Stegen.

The post Ter Stegen i dëmtuar dhe rrezikon Botërorin. Gjermania e zëvendëson me një tjetër portier veteran appeared first on Telesport.