Tentoi t’i jap ryshfet zyrtarëve policor në Vërmicë, arrestohet një serb

Është arrestuar një serb në pikën kufitare në Vërmicë, pasi i njëjti kishte futur para në dokumentet, duke tentuar t’i jap ryshfet zyrtarëve policor.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, ku rasti i tillë është cilësuar si “Dhënie e ryshfetit”.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull serb pasi i njëjti gjersa ishte duke drejtuar automjetin për transport të udhëtarëve (autobus), në momentin kur i kishte dhënë dokumentet zyrtarëve policor kishte futur në dokumente para duke thënë se ato para ishin për zyrtarët policor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport


Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *