Më 03.03.2025, rreth orës 19:20, patrulla kufitare e Policisë së Kosovës (SPMK Radavc) ka ndaluar automjetin Landrover me targa vendore, i drejtuar nga i dyshuari me iniciale (L.D.), i cili nuk kishte respektuar shenjat për ndalës dhe kishte refuzuar urdhrat e policisë.
Sipas njoftimit të Policisë, pas përdorimit të forcës së nevojshme për arrestim, gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur 33 paketa cigare X 50 shtega, të markave të ndryshme, përfshirë Trokadero, Rothmans, Ivy dhe King.
Automjeti dhe mallrat janë sekuestruar ëer procedura të metejme, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë pas konsultimit me prokurorinë.