Tensioni në kulm, konflikti ruso-ukrainas ndez dhomën e zhveshjes te PSG-ja

PSG po përjeton një fillim sezoni me tension në dhomën e zhveshjes. Sipas “Fútbol 360”, mbrojtësi ukrainas Illia Zabarnyi, i transferuar këtë verë nga Bournemouth për 63 milionë euro, ka kërkuar largimin e portierit rus Matvey Safonov para se të pranonte ofertën e kampionëve të Europës në fuqi.

Denys Boyko, ish-portier i Dinamo Kiev, zbuloi: “Illia më tha se kishte kërkuar që Safonov të mos ishte pjesë e PSG-së, por rusi ka kontratë deri më 2029 dhe nuk mund të shkarkohet”. Safonov, i ardhur më 2023 nga Krasnodar për 20 milionë euro, nuk ka gjetur hapësira aktivizimi mes Donnarumma dhe Chevalier. “Jam gati për tituj dhe mundësi të reja”, – deklaroi ai, duke e përjashtuar largimin nga Parisi.

Luis Enrique përpiqet të qetësojë situatën: “Futbolli është mënyra më e mirë për t’i bashkuar njerëzit, jo për t’i ndarë”. Megjithatë, diferenca mes qëndrimeve personale dhe kontratave e mban tensionin të lartë te PSG.

The post Tensioni në kulm, konflikti ruso-ukrainas ndez dhomën e zhveshjes te PSG-ja appeared first on Telesport.