Tensioni i truprojeve, Njësia Speciale nga dera prapa: Detajet që nuk u panë brenda hotelit ku kishte plan të fliste kryetarja e Speciales

Konferenca e kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, u anulua.

Megjithatë, deri te ky vendim, pati zhvillime. Si brenda, ashtu edhe jashtë hotelit ku protestonin veteranët.

Hedhja e tymit brenda, mobilizoi pjesëtarët e Sigurisë dhe truprojet e të pares së Speciales.

Ata shiheshin të tensionuar, e sidomos njëri që komunikonte gjithë kohës me telefon.

Madje, i njëjti në një moment shihet teksa xhiron komplet ngjarjen.

Askush nuk pranonte të jepte asnjë qëndrim nëse konferenca do të mbahej apo jo.

Tek në fund, zëdhënësja e Speciales, Angela Griep, doli para gazetarëve e tha se konferenca u anulua për shkaqe të sigurisë.

Situata nuk ishte aq e rëndë sa para 2 vitesh, kur tymi kishte depërtuar edhe brenda hotelit, por konferenca u mbajt.

Detajet se çfarë ndodhi dhe pamjet që nuk u publikuan, mund t’i shihni në këtë video: