Kuvendi Komunal në Komunën e Istogut ka mbajtur seancën e radhës, e cila ka kaluar me përplasje mes asamblistëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
TV Fontana, ka publikuar një videon ku shihen asambleistët e AAK-së dhe ata të LDK-së duke debatuar me njëri-tjetrin.
Madje kjo përplasje si duket gati ka eskaluar në përleshje fizike.
Për të evituar përplasjen kanë ndërhyrë personat tjerë prezent.