“El Clasico” e parë e sezonit përfundoi me tensione të forta pas fitores 2-1 të Real Madridit ndaj Barcelonës në “Santiago Bernabeu”.
Pas kartonit të kuq për Pedrin në minutën e 100’, situata në fushë doli jashtë kontrollit.
Gjithçka nisi me një përplasje mes Lamine Yamal dhe Dani Carvajal në fund të duelit.
Aty u përfshi edhe portieri Courtois, duke e acaruar më tej situatën.
Lojtarë nga të dyja skuadrat ndërhynë për t’i ndarë, por tensioni u rrit edhe më shumë kur Yamal u përplas verbalisht me Vinicius Junior.
Pavarësisht incidenteve, Reali i Madridit ruajti fitoren 2-1 me golat e Mbappes dhe Bellingham, ndërsa pas ndeshjes pritet që komisioni i disiplinës të analizojë ngjarjet e ndodhura në fundin e sfidës.
The post Tensione në fundin e “El Clasicos”, Yamal përplaset me Carvajal (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.










