Tension te Bayern! Një telefonatë detyroi drejtorin sportiv të braktisë Botërorin: “Ku jemi me merkaton?!”

Uli Hoeneß, Karl-Heinz Rummenigge dhe Herbert Hainer, kokat drejtuese të Bayern, janë të zhgënjyer me ecurinë aktuale të skuadrës. Më saktë, me merkaton, ku deri tani klubi bavarez nuk ka bërë asgjë.

Bild raporton një telefonatë të drejtuesve me Max Eberl, drejtor sportiv dhe përgjegjës i merkatos. Ata e kanë pyetur: “Ku jemi me merkaton?!” Kaq ka mjaftuar, me shumë tension, që Eberl të fluturojë menjëherë drejt Europës dhe të mos ndjekë ecurinë e skuadrës në Botërorin e klubeve në SHBA.

Nico Williams, Bradley Barcola dhe Rafael Leao janë yjet që përmenden si opsione për merkaton e bavarezëve. Deri tani, asgjë.

The post Tension te Bayern! Një telefonatë detyroi drejtorin sportiv të braktisë Botërorin: “Ku jemi me merkaton?!” appeared first on Telesport.