Tension maksimal para Itali-Izrael, “shtetrrethim” policor në Udine për shkak të protestave pro-palestineze

Protestat pro Palestinë tashmë po kërcënojnë të pushtojnë Udinen, 8 ditë para ndeshjes Itali–Izrael në Friuli, duke riprodhuar tensionet e vitit të kaluar. Autoritetet lokale dhe kombëtare janë në alarm maksimal. Kryetari i bashkisë, Alberto Felice De Toni, kishte kërkuar shtyrjen e ndeshjes, por FIFA nuk e konsideroi këtë mundësi. Aktualisht, ndeshja do të zhvillohet sipas datës së caktuar.

Policia synon ta menaxhojë situatën duke garantuar një normalitet të dukshëm. Udine, e zgjedhur strategjikisht për të lehtësuar kontrollin e protestuesve, do të presë kombëtaren izraelite me shoqërim të veçantë nga Mossad, që nga mbërritja në aeroport deri në një objekt të fshehtë me mbikëqyrje 24-orëshe.

Forcat e rendit kanë përgatitur një plan sigurie të dyfishtë, që nuk është hasur më parë në Friuli. Një pjesë e agjentëve do të kontrollojë sheshet dhe protestuesit, ndërsa tjetra do të kujdeset për sigurinë brenda dhe rreth stadiumit, duke mbrojtur edhe kombëtaren italiane.

Aspekti futbollistik është pothuajse i parëndësishëm; janë shitur vetëm rreth 4.000 bileta nga një kapacitet 5 herë më i madh, pavarësisht çmimeve të përballueshme. Protestat do të ndikojnë edhe brenda stadiumit gjysmë bosh, duke e bërë atmosferën larg unitetit dhe festës që presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, shpresonte të promovonte.

The post Tension maksimal para Itali-Izrael, “shtetrrethim” policor në Udine për shkak të protestave pro-palestineze appeared first on Telesport.