Tenisti nga Peja, Melos Nallbani do të përfaqësojë Kosovën në Festivalin Olimpik Evropian për të rinjë që do të mbahet në Baku të Azerbejxhanit mes datës 21-27 Korrik.
Lajmin e ka bërë të ditur trajneri i Melosit, gazetari i sportit Kreshnik Arifi përmes faqës personale në FB.
Postimi plotë:
Melosi karrierën e filloi në moshën 6-vjeçare në KT Peja ku e zhvilloi karrierën deri në moshën 13-vjeçare , gjatë këtyre viteve është shpallur Kampion i Kosovësnë U-8, U-10,U-12 dhe U-14. I pakonkurencë në turnetë vendore e pjesëmarrës në shumë turne të njohura në Evropë. Disa here i shpallur tenist i vitit nga FTK e 3 herë fitues i çmimit “Shpresa e vitit” në qytetin me kampion olimpik-Pejë.Anëtar standard i Përfaqësuesës së Kosovës e momentalisht pjesë e Akademisë së njohur evropiane Good to Great Academy në Stockholm ! Të prift e mbara djali ma i mirë i Pejës !!!Familja, Klubi i Tenisit Peja dhe qyteti i Pejës është krenar me ty Meloooo !