Tenderi i fundit i Zyrës së Kurtit: Shërbime transporti me autobus përreth  50 mijë euro

Zyra e kryeministrit Albin Kurti, në fund të mandatit, ka realizuar një tender për shërbime transporti me autobusë, në vlerë prej rreth 50 mijë euro. Kjo kontratë, që pritet të nënshkruhet nesër, shkruan Demokracia.com.

Në fund të mandatit të tij, Zyra e kryeministrit Albin Kurti organizoi një tender për shërbime transporti me autobusë brenda dhe jashtë vendit, për përdorim gjatë përvjetorëve të ndryshëm të organizuar nga ZKM dhe mbledhjeve të përbashkëta të qeverive rajonale.

Kontrata e re, e cila pritet të nënshkruhet nesër, u fitua nga kompania “Memi Reisen”, e njohur ndryshe si Muhamet A. Hajdari B.I., në vlerë prej 46,990.00 eurove me një validitet prej 24 muajsh.

Në garën për këtë tender, 6 kompani morën pjesë, disa prej tyre duke ofruar kosto më të ulëta se oferta fituese, por siç është thënë në arsyetimin eliminimit të tyre se kriteret e përcaktuara i përjashtuan ato nga garat.

Zyra e kryeministrit u justifikua se oferta fituese përmbushi kriteret e nevojshme për këtë kontratë.

Përshkrimi i detajuar i kontratës përfshin:

  • Transport me autobusë jashtë vendit: 15,000 km
  • Transport me autobusë brenda vendit: 10,000 km
  • Transport me minibusë jashtë vendit: 5,000 km
  • Transport me minibusë brenda vendit: 5,000 km

Ky tender ka synuar të sigurojë shërbime të transportit të nevojshme për organizime të ndryshme të qeverive rajonale dhe përdorime të tjera organizative si grupet punuese dhe trajnimet. /Demokracia.com/