Tenderë, energji dhe imunitet: Rruga e lehtë e familjes së shefit të Zyrës së Kryeministrit Kurti

Luan Dalipi dhe familja e tij po rezultojnë të jenë të paprekshëm nga drejtësia dhe institucionet e shtetit. Derisa vëllai i shefit të kabinetit të kryeministrit Kurti, Driton Dalipi, po pret të pajiset me licencë për tregtim me energji elektrike, vetë Luan Dalipi kishte shpëtuar pa asnjë pasojë nga një aferë me një tender të majmë në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, shkruan Demokracia.com.

Sot është raportuar se njëra nga kompanitë që ka aplikuar për licencë për shitblerje të energjisë është “MDA”, kompani e themeluar nga shefi i stafit të kryeministrit, Luan Dalipi.

Dalipi ka qenë themelues dhe njëkohësisht pronar i kësaj kompanie. Aktualisht, “MDA” drejtohet nga Driton Dalipi, vëllai i tij, dhe ka aplikuar për licencë për furnizim me energji elektrike në Kosovë.

Vetëm para pak vitesh, në kohën e qeverisjes së Kurtit, Luan Dalipi kishte shpëtuar mrekullisht nga ndjekja penale për një tender në Ministrinë e Tregtisë. Nga i gjithë ai proces, i cili kishte ngritur dyshime për shkelje serioze, kishte pësuar shumë lehtë vetëm një zyrtar i nivelit të ulët në ministri.

Në nëtor të vitit të kalaur, Gjykata e Apelit ka vërtetuar vendimin përmes të cilit Themelorja më 15 janar 2024, në rigjykim e kishte dënuar me 2 vite burgim efektiv dhe 5 mijë euro gjobë ish-zyrtarin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Xhemajl Sylën.

“Refuzohet si e pabazuar ankesa e mbrojtësit të të akuzuarit Xhemajl Syla përmes avokatit Mahmut Halimi, ndërsa aktgjykimi I Gjykatës Themelore në Prishtinë-Departamenti për Krime të Rënda…,.datës 12.02.2024 vërtetohet”, thuhet në vendimin e Apelit.

Ankesë ndaj vendimit të Themelores kishte parashtruar mbrojtësi i Sylës, avokati Mahmut Halimi, duke pretenduar se i akuzuari nuk ka kryer veprën penale për çka është akuzuar e duke kërkuar që çështja të kthehet në rigjykim ose të lirohet nga akuza.

Miftaraj: Disa këshilltarë të Kurtit merakli të tregtisë me rrymë, pas 4 vitesh pushtet kanë më shumë pare e banesa

Ndërsa, Prokuroria e Apelit përmes parashtresës ka kërkuar që të vërtetohet vendimi i Themelores dhe ankesa e avokatit Halimi të refuzohet si e pabazuar.

Gjykata e Apelit ka gjetur se nuk qëndrojnë pretendimet e avokatit Halimi se vendimi i Themelores përmban shkelje esenciale pasi që vendimi është i kuptueshëm, konkret dhe në përputhshmëri të plotë me pjesën arsyetuese.

Po ashtu, si të pabazuar Apeli ka gjetur edhe pretendimin tjetër të avokatit Halimi lidhur me atë se të dhënat e nxjerra nga laptopi i Luan Dalipit janë bërë në kohë kur ka qenë i pandehur dhe në raport me Sylen këto prova, duhet të konsiderohen si të papranueshme.

Mirëpo Apeli ka sqaruar se në rastin konkret kemi të bëjmë me të dhëna të siguruara nga laptopi i Luan Dalipit që kishte cilësi e të pandehurit dhe se nuk kemi të bëjmë me deklaratën e të pandehurit Dalipi që të mund të shpalleshin si prova të papranueshme.

Tutje, Apeli lidhur me pretendimet për mosvlerësim të mendimit të ekspertit të informatikës ka gjetur se nuk duhet nënkuptuar ekspertizën si provë të vetme që të nxirren konkludime shfajësuese pasi që ka prova tjera që inkrimonojn Sylën për veprën penale që ka kryer.

Gjithashtu, Apeli ka gjetur se me rastin e vendosjes në rigjykim nuk është shkelur parimi “reformatio in peius” pasi që çështja kur është kthyer në rivendosje nga Apeli nuk është kthyer vetëm me ankesën e avokatit Halimi por edhe me ankesën e Prokurorisë Speciale.

Apeli në tërësi është pajtuar me të gjeturat e Themelores së komunikimeve përmes e-mailit ndërmjet të akuzuarit Syla dhe Luan Dalipit përfshinë dokumente të brendshme të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI), lidhur me kushtet dhe kriteret e një tenderi përkatës.

Prandaj, Apeli ka theksuar se Themelorja ka vërtetuar qartazi se ishin bërë përpjekje për të favorizuar kompaninë “MDA”  për ta nxjerrë fituese të njëjtën për tenderin që Syla dhe Dalipi kishin shkëmbyer komunikimet përmes e-mailit.

Gjithashtu Apeli ka gjetur se dënimi i shqiptuar ndaj Sylës është proporcional me peshën e veprës penale, rrethanat e kryerjes dhe karakteristikat e kryerësit.

Ndryshe, më 21 korrik 2022, Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Xhemajl Sylës,  duke e dënuar me 5 mijë euro gjobë dhe 2 vite burgim me kusht.

“Më shumë se kriminale” – Mehmetaj reagon pasi u zbulua se vëllai i Dalipit ka aplikuar për t’u licensuar për shit-blerje të energjisë

Kurse, më 23 janar 2023, PSRK kishte bërë ankesë ndaj aktgjykimit të Themelores, duke dënim me burgim efektiv për të akuzuarin Syla, derisa mbrojtja kishte kërkuar lirimin e tij ose rigjykim.

Ndërsa, më 27 shkurt 2023, Gjykata e Apelit ka aprovuar ankesën e mbrojtësit të të akuzuarit Syla, avokatit Mahmut Halimi, duke e kthyer lëndën në rigjykim, me arsyetimin se Apeli ka gjetur se aktgjykimi i Themelores është i përfshirë në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës dhe se shkeljet e tilla janë të natyrës absolute që kushtëzojnë anulimin e aktgjykimit.

Ndryshe, në këtë rast për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” ka qenë i akuzuar edhe Luan Dalipi, por që kjo aktakuzë ishte ndryshuar pas aktgjykimit të Gjykatës Supreme.

Fillimisht, Gjykata Themelore në Prishtinë më 3 korrik 2017, kishte refuzuar kërkesat e mbrojtjes së Xhemajl Sylës dhe Luan Dalipit për hudhjen aktakuzës dhe kundërshtimin e provave. Ndaj këtij aktvendimi, mbrojtja parashtruar ankesa në Gjykatën e Apelit.

Kurse, më 25 korrik 2017, Apeli e kishte refuzuar ankesën e mbrojtësit të të akuzuarit Xhemajl Syla, ndërsa e kishte aprovuar ankesën e mbrojtësit të Luan Dalipit, me arsyetimin se ndaj Dalipit, nuk ka prova të mjaftueshme që e mbështesin dyshimin e bazuar mirë se i njëjti e kishte kryer veprën penale për të cilën akuzohej.

Pas kësaj, edhe Gjykata Supreme kishte refuzuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të paraqitur kundër aktvendimeve të gjykatës së shkallës së parë dhe të dytë.

Ndryshe, sipas aktakuzës së ndryshuar pas aktgjykimit të Gjykatës Supreme, Xhemajl Syla akuzohet se më 5 dhjetor 2018, si udhëheqës i Divizionit për mbështetje të bizneseve dhe zhvillimeve regjional në Ministrinë Tregtisë dhe Industrisë (MTI), ka keqpërdorur informatën zyrtare me qëllim të përfitimit e përparësisë për kompaninë “Menagment Development Association” (MDA) e cila ka ofertuar në tenderin, sipas projektit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë “Rritja e aftësisë konkurruese të sipërmarrjeve dhe promovimi i eksportit”, financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian, në vlerë prej dy milionë euro.

Ai akuzohej se me këto veprime ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i informatës zyrtare” nga neni 423, par. 2, lidhur me par. 1 të Kodit Penal, vepër me të cilën kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej tre deri në dymbëdhjetë vjet. /Demokracia.com/

Lexo edhe:

Kompania e bashkëpunëtorëve të afërt me Luan Dalipin përfiton tender nga Zyra e Kryeministrit