Tender për lule e drunj dekorativ, Shpejtim Bulliqi bëhet gati të shpenzojë 200 mijë euro

Komuna e Podujevës ka hapur dy tenderë për blerjen e disa luleve dhe drunjëve dekorativë, për të cilat do të shpenzohen rreth 200 mijë euro.

 

Komuna e Podujevës, e drejtuar nga kryetari Shpejtim Bulliqi, ka vendosur që të shpenzojë afërsisht 200 mijë euro për zbukurimin e qytetit. Me këto fonde është parashikuar blerja e luleve dhe drunjëve dekorativë,  raporton Demokracia.com.

Për këto furnizime janë hapur dy tenderë të ndryshëm: njëri me vlerë 180 mijë euro dhe tjetri me vlerë 15 mijë euro.

Furnizim me drunj dekorativ

Vlera e parashikuar e kontratës: 180,000.00

Afati i fundit për pranim të tenderëve / aplikacioneve:  data 10.03.2025.

Furnizim me Lule

 Vlera e parashikuar e kontratës: 15,000.00

Afati i fundit për pranim të tenderëve / aplikacioneve:  data 18.02.2025.

No dosjen e tenderit janë treguar edhe me detaje produktet që do të blihen e do të mbillen me pas nëpër qytet.

“Begonia spp., Petunia spp., Tatetis spp., Viola spp., Lule zjarri, Tulipani, Narcissus dhe ekuivalent”.

Po ashtu janë treguar edhe llojet e drunjve që do të mbillen.

“Aceri i kuq – Acer rubrum. Catalpa bignonoides “Nana”. Shelgu i babilonisë – Salix babylonica. Bliri (hibrid) – Tilia tomentosa. Pisha e zezë – Pinus nigra subsp.nigra /Demokracia.com/.