Tender 17 mijë euro, Xhelal Sveçla e mbush objektin me aparatë të kafes

Ministria e Punëve të Brendshme ka hapur një tender në vlerë 17 mijë euro për furnizim me aparatë për kafe dhe aparatë të ujit. Po ashtu, me këto para do të blihen disa lloje të kafes dhe ujit.

Ministria e Punëve të Brendshme që drejtohet nga Xhelal Sveçla ka vendosur që t’i shpenzojë 17 mijë euro në kafe e ujë.

Për blerjen e aparatëve për kafe dhe aparatëve të ujit është hapur një tender, që do të mbyllet me fillim të muajit të ardhshëm, shkuan Demokracia.com.

“Furnizim me kafe-kapsula, aparat për kafe dhe aparata të ujit LLOT 1 dhe LLOT 2. Data e përgatitjes së njoftimit: 07.02.2025. Vlera e parashikuar e kontratës: 16,950.00 euro. Afati i fundit për pranim të tenderëve / aplikacioneve: data 03.03.2025”, thuhet në njoftimin e shpallur.

Tutje në dosjen e tenderit tregohet se përmes dy lotëve çfarë lloje të kafeve do të blihen.

“Grupi 1. LLot 1 Furnizim me kafe-kapsula dhe aparat për kafe. Grupi 2. Llot 2 Furnizim me aparata të ujit. LLOT 1 -15,000.00 Euro dhe LLOT 2- 1,950.00 Euro’.  Kapsulat illy klasiko 18 copa një komplet. Kapsulat illy inteso 18 copa një komplet. Gota letre për kafe 1/50C”.

Ministria ka treguar edhe specifikat e aparatëve që do të vendosen në institucion.

“Aparat për kafe x7 është aparat që punon eksluzivisht dhe vetëm me kapsulat e iperespresso. I frymezuar dhe dizajnuar nga Luca Trazzi aparati është ideal për adhuruesit e kafes espresso dhe po ashtu te macchiatos e cappuccinos fale shkopit me avull për shkumëzimin e qumështit. Specifikë tjetër e aparatit është që sikur espresson e shkurtër dhe të gjatë (lungo) po ashtu e ben edhe kafen amerikane”. /Demokracia.com/