Erik ten Hag nuk do ta ketë të lehtë në Gjermani. Marrja e drejtimit të skuadrës së Bayer Leverkusen, që deri dy muaj më parë drejtohej nga Xabi Alonso, do të kishte qenë një sfidë që shumë do ta kishin refuzuar, por jo ai.
Trajneri holandez është hedhur me kokëfortësi në aventurën e tij të re, gati për të sfiduar veten. “Nuk është e lehtë, pasi ky klub ka shkruar historinë dy vitet e fundit, por ne duam të vazhdojmë në atë rrugë”, tha Ten Hag.
“Shumë lojtarë kampionë janë larguar por kanë ardhur të tjerë, që duan pak kohë të integrohen. Po punojmë, por kemi një emër për të mbajtur lart dhe të luftojmë deri në fund për trofe”, shtoi holandezi.
Ai foli edhe për brazilianin Antony: “Ai ka cilësi të shkëlqyera. E kam pasur dy here në ekip. Ai ishte si një bir për mua dhe ende është. Ne nuk jemi të interesuar për të tani, por do të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen”.
The post Ten Hag: Te Leverkusen çdo gjë nis nga e para dhe do të jetë e vështirë, atë e kam si djalin tim appeared first on Telesport.