Ten Hag do të jetë i pranishëm për ndeshjen mes Romës dhe Juventusit, kjo ndez thashethemet për postin e trajnerit te dyja klubet

Mediat italiane shkruajnë se ish-trajneri i Manchester United, Erik ten Hag do të jetë sonte në Romë në ndeshjen kundër Juventusit, duke nxitur thashethemet për të ardhmen e tij. 

Sipas Radio Mana Sport Roma, Ten Hag u pa në një hotel në kryeqytet dhe do të jetë në tribunat e “Stadio Olimpico” për përballjen e kësaj mbrëmjeje në Serie A. 

Kjo do të ngrejë vetulla sepse të dy klubet janë në kërkim të një trajneri të ri për sezonin e ardhshëm. 

Claudio Ranieri e ka transformuar Romën dhe ata shkojnë në këtë ndeshje në një seri prej shtatë fitoresh radhazi në ligë, por ai y kthye nga pensionimi për të shpëtuar sezonin e tyre dhe nuk ka ndërmend ta zgjasë qëndrimin. 

Sa i përket Juventusit, ata pushuan Thiago Mottan javën e kaluar për të sjellë Igor Tudor me një kontratë afatshkurtër, megjithëse ai ka një opsion për ta vazhduar në fund të sezonit. 

Natyrisht, Ten Hag thjesht mund të jetë në Romë për kënaqësi si turist dhe të marrë pjesë në një ndeshje të madhe të Serisë A ndërsa po qëndron në Itali. 

Holandezi u shkarkua nga Manchester United në tetor 2024, pasi e kishte nisur sezonin me katër fitore, pesë barazime dhe pesë humbje.