Përgjatë fundjave po parashihet të mbretërojë mot i ngrohtë dhe kryesisht me diell. Ultësirave orëve të mëngjesit formohet mjegull, që mund të mbetet më gjatë edhe ditën në disa pjesë.
Minimalet zbresin deri në 0C e 3C, e ato maksimale shkojnë deri në 16C e 17C, në zonat më të larta me diell. Në pjesë ku mjegulla qëndron më gjatë, temperaturat do të jenë më të ulëta, nën 10C.
Vranësira kalojnë natën në mes së shtunës dhe të dielës, kryesisht shtresore të larta. Dominojnë qetësitë e ditën fryn erë e lehtë drejtimesh të ndryshme.
Vranësirat shtohen ditën e hënë, e në pjesë të vendit paraqiten kushte për të reshura. Reshje më të shumta shiu përfshinë vendin ditën e martë, duke vazhduar përgjatë ditës së mërkurë.
Temperaturat pësojnë një rënie në 10C e 11C, maksimalet, derisa minimalet shënojnë rritje në 5C e 6C. Fryn erë e lehtë dhe mesatare nga jugu e juglindja 5-12m/s, e të martën ndryshon drejtimin në veriore./MendimipërMotin/











