Telekomi i Kosovës po realizon një tender për Furnizimin me UPS dhe bateri për centralin e Vala-s, shkruan Demokracia.com.
Ky tender lidhet me furnizimin e një UPS Modular me fuqi nga 80 deri në 90 kVA, me mundësi zgjerimi deri në 120 kVA, dhe bateri për centralen e Vala-s në Prishtinë.
Tenderin e ka fituar kompania në pronësi të Blerim Blakut, “EXBATT GROUP SH.P.K.”, e cila është regjistruar vitin e kaluar në ARBK.
Vlera e tenderit është 87,206.48 euro. Pritet që kontrata të nënshkruhet më 2 maj, megjithatë pritet të ketë ankesa në Organin e Shqyrtimit të Prokurimit, pasi një operator tashmë është ankuar për shkelje ligjore në procesin e vlerësimit të ofertave në zyrën e prokurimit të Telekomit, por deri më tani dërmarrja ia ka refuzuar ankesën.
Blaku është simpatizant i VV-së dhe Albin Kurtit. Telekomi i Kosovës ka shpallur fitues ofertuesin edhe në vitin e kaluar kompaninë “EXBATT GROUP SH.P.K.”, e cila ofroi çmimin më të lartë për furnizimin dhe montimin e baterive industriale për UPS.”
Në llogarinë e tij në “Facebook”, ka disa postime që tregojnë qartazi se personi që ka fituar tender, është ‘admirues’ i kreut të ekzekutivit.
Në një foto që ka publikuar, Blaku shihet ministri Sveçla dhe Kurti që janë pritur me pije në një ambient familjar.


Po ashtu ka foto edhe me deputetë të VV-së. /Demokracia.com/