Telekomi i Kosovës, i udhëhequr nga Burbuqe Hana dhe menaxherja e burimeve njerëzore, Hajrije Mustafa Hykolli, së fundmi vendosën të anashkalojnë mbi 40 juristë brenda ndërmarrjes dhe të shpallin një konkurs të jashtëm për një pozicion të nivelit të tretë në Drejtorinë Ligjore.
Edhe pse Telekomi është ende në proces ristrukturimi dhe disa punonjës nuk janë ende të sistemuar, ai vazhdon të kërkojë punëtorë nga jashtë.
Në Drejtorinë e Korporatës, e cila udhëhiqet nga Leonora Sylaj—e përzgjedhura nga Burbuqe Hana dhe kryetarja e komisionit të formuar nga ajo vetë—punojnë mbi 20 juristë dhe mbi 20 punonjës të tjerë në njësitë organizative të ndryshme. Megjithatë, kjo nuk u mjaftoi.
Ata shpallën konkurs të jashtëm pa i ofruar mundësinë punonjësve të brendshëm, edhe pse ndërmarrja është ende në proces ristrukturimi dhe një numër i punonjësve nuk janë ende të vendosur në vendet e tyre të punës.




Pozicioni në fjalë më parë ishte fituar nga Sejdiu përmes një konkursi të brendshëm, por ai u transferua më pas në pozicionin e noterit,shkruan Insajderi.
Skandalet në këtë drejtori kanë qenë të pranishme që nga fillimi, per çka ka raportuar Insjader nga emërimi i drejtoreshës Leonora Sylaj, për të cilën korporata u gjobit me 5,000 euro.
Më pas, për pozicionin pas saj, atë të menaxherit në Drejtorinë Ligjore, ku u anuluan disa herë konkurset e brendshme, për çka Telekomi u gjobit sërish me 2,000 euro.
Telekomi nuk paraqiti ankesë për gjoben e fundit dhe më pas shpalli konkurs të jashtëm, ku u punësua nje person nga jashtë ndërmarrjes.