Telashet në Studime, shtyllat ranë një pas një – 20 orë pa rrymë

Stuhi nuk pati, por shtyllat elektrike ranë për tokë.

Ato u rrëzuan pasditen e së premtes, si shkak i vjetërsisë, dhe e lanë pa rrymë për më shumë se 20 orë banorët e Studimes së Epërme të Vushtrrisë.

Problem me ngrohje nuk pati, por banori, puna i mbeti në gjysmë.

Dikur kah mesdita e së shtunës, derisa Klan Kosova ishte në terren, dolën edhe ekipet e KEDS-it, të cilët nisën punën për ndërrimin e shtyllave që u rrëzuan.

Nuk kaloi shumë kohë, dhe pas këtij intervenimi energjia elektrike u rikthye.

Veçse banorët po kërkojnë zgjidhje afatgjate, duke ndërhyrë në krejt rrjetin elektrik.

Këta duan që nëpër fshat shtyllat prej druri të zëvendësohen me ato prej betoni.