Telashe të tjera tek Arsenal, mbrojtësi brazilian dëmtohet dhe rrezikon një mungesë të gjatë

Gabriel ka shtuar problemet e Arsenal me lëndimet, pasi u largua nga fusha në pjesën e dytë të ndeshjes së së shtunës kundër Southampton, në cerfekfinalet e FA Cup. Braziliani u lëndua në minutën e 71-të dhe u zëvendësua nga William Saliba.

Nuk është e qartë se sa i rëndë është lëndimi, por qendërmbrojtësi arriti të largohej pa ndihmë. Ai u fotografua më vonë duke e goditur gjurin në stol. “Nuk e di,” tha Arteta për problemin e mbrojtësit të tij.

Mendoj se ndjeu diçka. Nuk e di saktësisht se çfarë është. Do të duhet ta vlerësojmë. Por sigurisht, kur një lojtar i kërkon të zëvendësohet, nuk është lajm i mirë“, shtoi trajneri spanjoll, që humbet një nga lojtarët më të mirë.

Bukayo Saka, Declan Rice dhe Leandro Trossard gjithashtu munguan në ndeshje, por Arteta tha se ishin “shumë afër” paraqitjes. Jurrien Timber, Eberechi Eze dhe Piero Hincapie gjithashtu nuk ishin të përfshirë kundër Southampton.

The post Telashe të tjera tek Arsenal, mbrojtësi brazilian dëmtohet dhe rrezikon një mungesë të gjatë appeared first on Telesport.