Telashe të tjera për Inter pas humbjes në Champions, dy dëmtime mbajnë në ankth trajnerin Chivu

Ndeshja e mesfushorit turk Hakan Calhanoglu dhe mbrojtësit Francesco Acerbi kundër Liverpool në Champions League zgjati më pak se pjesa e parë (“reds” fituan 1-0 në San Siro).

Mesfushori i Inter u largua pas vetëm 11 minutash lojë për shkak të një tendosjeje të muskulit aduktor të djathtë dhe u zëvendësua nga Zielinski. Një dëmtim që prishi jo pak planet e trajnerit Christrian Chivu.

Ndërsa mbrojtësi italian Acerbi pësoi një dëmtim rreth minutës së 30-të. Ai pati një tendosje të muskulit fleksor të kofshës së djathtë dhe u zëvendësua nga Bisseck.

Të dy lojtarët do të vlerësohen në ditët në vijim, por janë në dyshim për ndeshjen e së dielës ndaj Genoa në kampionat. Madje ata rrezikojnë të mos luajnë edhe në Superkupën e Italisë.

The post Telashe të tjera për Inter pas humbjes në Champions, dy dëmtime mbajnë në ankth trajnerin Chivu appeared first on Telesport.