“Pas testeve të kryera nga shërbimet mjekësore të Real Madrid te kapiteni Dani Carvajal, është diagnostikuar një nyje e lirshme në gjurin e tij të djathtë“. Është kjo deklarata mjekësore e “los blancos” në lidhje me dëmtimin e pësuar nga Dani Carvajal gjatë ndeshjes kundër Barcelona në “Santiago Bernabeu”.
33-vjerçari spanjoll, i cili hyri në lojë në minutën e 72-të, ka pësuar një dëmtim të ri, këtë herë në gjurin e djathtë. Sipas gazetës MARCA, Carvajal do të mungojë për një kohë të gjatë: Të paktën 2-3 muaj. Kjo është një goditje për Real Madrid, duke pasur parasysh se lojtari sapo ishte rikthyer në aksion.
Dhe, më e rëndësishmja, ky problem fizik përsëritet në të njëjtin gju që iu nënshtrua operacionit pas dëmtimit të rëndë që pësoi më 5 tetor 2024. Mbrojtësi mungoi për nëntë muaj dhe më pas u rikthye në verë për Kupën e Botës për Klube.
Siç raportoi klubi madrilen, “ai do t’i nënshtrohet një artroskopie”. Ndërkohë, ky është tashmë dëmtimi i dytë i Carvajal këtë sezon. Një problem i vogël me muskujt e këmbës soleus e kishte mbajtur jashtë për rreth një muaj Tani, me këtë dëmtim në gju, 33-vjeçari rrezikon të humbasë edhe Kupën e Botës 2026.
The post Telashe për Real Madrid, tjetër dëmtim i rëndë për kapitenin, rrezikon 2-3 muaj stop appeared first on Telesport.










