Telashe për Portugalinë dhe Manchester United, mbrojtësi braktis kombëtaren i dëmtuar

Klubi i Manchester United ka konfirmuar se mbrojtësi Diogo Dalot është lënduar gjatë kohës që ishte në detyrë me Portugalinë. Ai nuk do të luajë të shtunën në ndeshjen e Kupës së Botës ndaj Armenisë.

Mbrojtësi është larguar nga qendra stërvitore e kombëtares portugeze dhe është rikthyer te Manchester United për të kryer verifikimet e mëtejshme. Nuno Tavares i Lazio është thirrur për ta zëvendësuar atë.

Dalot është aktivizuar në të katër ndeshjet e Manchester United këtë sezon, duke qenë titullar në tre prej tyre. Ende nuk dihet shkalla e dëmtimit, por mungesa e tij është një goditje e rëndë për trajnerin Ruben Amorim.

Ai tani është një dyshim i madh për ndeshjen e ardhshme të “djajve të kuq”, duke nisur nga derbi ndaj Manchester City. Gjendja e tij do të monitorohet dita-ditës, ndërkohë që rrezikon një ndalesë të gjatë.

The post Telashe për Portugalinë dhe Manchester United, mbrojtësi braktis kombëtaren i dëmtuar appeared first on Telesport.