Santiago Gimenez po shqyrton mundësinë e një ndërhyrjeje kirurgjikale në kyçin e këmbës së djathtë, dëmtim që e ka penguar të luajë për Milan për një muaj e gjysmë të kaluar. Gimenez ka qenë në Holandë për një konsultë.
Kjo nuk është hera e parë që ai i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në javët e fundit. Një vendim do të merret në ditët në vijim, me qëllim gjetjen e zgjidhjes më të mirë për një rikuperim në kohë dhe, mbi të gjitha, optimal.
Gjatë dy javëve të fundit, dhimbja dukej se ishte zhdukur, deri në atë pikë sa Gimenez ishte aktiv në fushë dhe po bëheshin plane për rikthimin e tij. Megjithatë, ditët e fundit kanë sjellë shqetësime të reja te sulmuesi.
Lojtari dhe stafi pranë tij do të duhet të vendosin: të vazhdojnë me trajtimin konservativ apo t’i nënshtrohen një ndërhyrjeje kirurgjikale. Mbetet për t’u parë pse, pas Bergamos, dhimbja papritmas u bë e patolerueshme. A mund të jetë pjesërisht një problem psikologjik?
Drejtuesit e Milan duan të kuptojnë se sa kohë do të duhet të bëjnë pa sulmuesin e tyre. Për çdo rast, ata tashmë kanë filluar të kërkojnë një zëvendësues në merkaton e janarit.
The post Telashe për Milan: Trajtimi konservativ s’jep rezultate, sulmuesi drejt ndërhyrjes kirurgjikale në kyçin e këmbës appeared first on Telesport.











