Një grua ka raportuar në polici se gjatë pastrimit të shtëpisë së saj në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë, në bodrum ka hasur në dy granata dore.
Bazuar në raportin e policisë, njësitet relevante policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, derisa njësiti për deminim i EOD-së kanë bërë tërheqjen e mjeteve pa ndonjë incident.
Rr. Ahmet Krasniqi, Prishtinë 08.07.2026. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se gjatë pastrimit të shtëpisë në bodrum kishte hasur në dy mjete të dyshuara të pashpërthyera-granata dore. Njësit relevante policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, derisa njësiti për deminim i EOD-së kanë bërë tërheqjen e mjeteve pa ndonjë incident”, thuhet në njoftim.








