Tek United nuk gjejnë dot një trajner, Darren Fletcher në stol edhe për ndeshjen e FA Cup

Darren Fletcher do të mbetet në krye të Manchester United edhe për ndeshjen e FA Cup që “djajtë e kuq do të luajnë ndaj Brighton të dielën. Ish-ikona e United ishte të mërkurën në stol në barazimin 2-2 me Burnley.

Trajneri i të rinjve të Manchester United u “katapultua” në ekipin e parë në një rol të përkohshëm pas shkarkimit të Ruben Amorim. “Kam folur me bordin dhe do të jem në krye edhe për ndeshjen me Brighton. Po i marrim ndeshjet një nga një”, tha Fletcher.

Ka shumë punë për të bërë. Fokusi im është në afat të shkurtër dhe kjo është ndeshja kundër Brighton. Të gjithë duan qartësi sa më shpejt të jetë e mundur, por afati kohor ka qenë mjaft i drejtë”, shtoi më tej Fletcher.

Prisja që do të ishin dy ndeshje. Lojtarët kanë qenë të shkëlqyer, i kam njohur ata për një kohë të gjatë. Ata janë dakord me mua që jam përgjegjës dhe i shtyj ata përpara, por duam që gjërat të sqarohen sa më shpejt të jetë e mundur. Çdo lojtar e dëshiron këtë“, deklaroi Fletcher.

The post Tek United nuk gjejnë dot një trajner, Darren Fletcher në stol edhe për ndeshjen e FA Cup appeared first on Telesport.