Tek Italia shpresojnë të ndërrojë mendje, djali i Buffon shënon tregolëshin e radhës për Rep. Çeke

Rep. Çeke për moshën U-19 ka fituar 0-4 ndaj Irlandës së Veriut dhe i ka mbyllur kualifikueset për Euro U-19 2026 në vendin e parë.

Protagonisti kryesor i këtij takimi, Louis Buffon, djali i legjendës së Italisë, Gianluigi Buffon, por ndryshe nga i ati, i biri ka zgjedhur të përfaqësojë vendin e nënës së tij, që është Rep. Çeke.

Ky është tregolëshi i dytë për Louis Buffon në këto kualifikuese, pas atij që shënoi në ndeshjen hapëse në fitoren 6-1 ndaj Azerbajxhanit. Louis Buffon, vetëm 17 vjeç, konsiderohet si një talent me të ardhme të madhe. Pak kohë më parë debutoi edhe me Pisën në Serie A.

Ndërkohë, në Itali shpresojnë që ai të ndërrojë mendje dhe të përfaqësojë “Axurrët”, por për momentin kjo gjë duket se nuk do të ndodhë, pasi djaloshi është shprehur i lumtur te Rep. Çeke dhe nuk ka ndërmend të ndryshojë kombëtare.

The post Tek Italia shpresojnë të ndërrojë mendje, djali i Buffon shënon tregolëshin e radhës për Rep. Çeke appeared first on Telesport.