Tejkaloi shpejtësinë e kufizuar, gjobitet 21 vjeçarja në Ferizaj

Policia në Ferizaj e ka gjobitur një shofere në rrugën “Driton Islami” në Ferizaj pasi ka qenë duke vozitur me shpejtësi 112km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë ishte 50 km/h.

Asaj i është shqiptuar gjobë në vlerë prej 300 eurosh, 3 pikë negative dhe është caktuar masa mbrojtëse e ndalimit të patentë shoferit për një periudhë prej 6 muajsh.

Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut, me qëllim garantimin e sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në rrugë.

Komunikata e plotë:

Ndëshkohet shoferja për tejkalim shpejtësie në Ferizaj

Policia e Njësisë së Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, më datë 28.04.2025, rreth orës 12:20, në rrugën “Driton Islami” në Ferizaj, ka ndaluar një shofere me inicialet S.H., 21 vjeçe, e cila po drejtonte një veturë të tipit VË Golf me targa vendore.

E njëjta është kapur duke qarkulluar me shpejtësi prej 112 km/h në një zonë ku kufizimi i lejuar i shpejtësisë është 50 km/h.

Për këtë kundërvajtje, ndaj saj është shqiptuar gjobë në vlerë prej 300 eurosh, janë dhënë 3 pikë negative, si dhe është caktuar masa mbrojtëse e ndalimit të patentë shoferit për një periudhë prej 6 muajsh, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.

Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut, me qëllim garantimin e sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në rrugë.

Qytetarët inkurajohen të raportojnë çdo shkelje të rregullave të trafikut përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose në numrat e emergjencës:

📞 192

📞 0290/326-250

📞 0290/322-406

Të gjitha raportimet trajtohen me konfidencialitet të plotë.