Tebas sulmon Florentino Pérez: Ndeshje të blera në Spanjë, ai ktheu kokën nga ana tjetër

Presidenti i La Liga-s, Javier Tebas, foli gjerësisht për temat e nxehta të futbollit spanjoll në një event të “Europa Press”, duke sulmuar drejtpërdrejt presidentin e Real Madridit, Florentino Pérez. Sipas tij, Pérez “ka shikuar nga ana tjetër” në çështjen “Negreira”, e cila tronditi Barcelonën dhe mund të ishte denoncuar më herët:

“Do të flas pa dorashka për qeverisjen, arbitrimin, piraterinë dhe, natyrisht, për rastin ‘Negreira’. Edhe për atë që i bezdis më shumë disa; presidentin e Real Madridit, Florentino Pérez. Përgjegjësia institucionale është të thuash të vërtetën. Nëse gënjen, e keqja ndodh dhe nuk kthehet pas”.

Për “Negreira”, theksoi: “Gjëja më e rëndë nuk ishte rasti ‘Negreira’, por blerja e ndeshjeve. Dhe cili ishte qëndrimi i Florentino Pérez? Të shikonte nga ana tjetër. Në vitin 2010, kush nuk e mbështeti hapjen e një dosjeje për Hércules? Tani japin leksione integriteti”.

Ai sqaroi se rasti “Negreira” u çua në gjykatë falë La Liga-s, jo Real Madridit, dhe kritikoi pretendimet se arbitrazhi kundër Realit lidhet me “Negreira”. Në fund, hodhi një tjetër kunj: “Sulmi i Realit erdhi vetëm pasi Barcelona u largua nga Superliga, ndërsa Pérez reagoi me vonesë, duke lënë të kuptohet për marrëdhënie të mira mes klubeve në atë periudhë”.

The post Tebas sulmon Florentino Pérez: Ndeshje të blera në Spanjë, ai ktheu kokën nga ana tjetër appeared first on Telesport.