“Te varri yt erdha i fundit, babë. Para meje erdhën mijëra qytetarë” – Çitaku reagon pas ardhjes së Thaçit në Kosovë

Sekretarja e përgjithshme e PDK’së Vlora Çitaku, ka reaguar pas ardhjes së  ish-presidentit Hashim Thaçi, tek varri i babait të tij, në Burojë të Skënderajt.

Çitaku ka publikuar disa fotografi të Thaçit, derisa krahas tyre ka shkruar mesazhin të cilin Thaçi ia shkroi të atit në kuroren me lule pranë varrit.

“Te varri yt erdha i fundit, babë. Para meje erdhën mijëra qytetarë. Së shpejti, dorë më dorë, do t’i falenderoj të gjithë! Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës”, ka shkruar ajo në Facebook.