Një person është arrestuar në fshatin Llapashticë të Podujevës, pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu familjar.
Sipas Policisë së Kosovës, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një armë me gaz, 18 fishekë dhe 23 gëzhoja, \.
I dyshuari, mashkull kosovar, është arrestuar dhe është intervistuar në lidhje me rastin.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ai është liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt.
Fsh. Llapashticë, Podujevë 08.08.2026, 21:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në një aheng familjar kishte shtënë me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një armë me gaz, 18 fishekë si dhe 23 gëzhoja. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet ne njoftim.






