Të shtënat me armë në Dollc të Pejës, Policia publikon fotografi të armëve të sekuestruara

Policia në Pejë ka dhënë detaje për të shtënat me armë dje në Dollc të Pejës.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja, e më pas janë sekuestruar një armë automatike me një karikator, 183 fishekë dhe 6 gëzhoja.

Pastaj në të njëjtin lokacion janё gjetur dhe janë sekuestruar 1 mortajë dore, 1 karikator i AK47, 43 fishekë.

“Tё dyshuarit, pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr të prokurorit tё shtetit, janё ndaluar pёr 48 orё.”