Të shtëna në Suedi, dyshohet për tre të vrarë

Tre persona janë vrarë nga të shtënat në qytetin suedez, Uppsala.

Policia ka thënë se ka pranuar thirrje nga njerëz që raportuan se kishin dëgjuar të shtëna afër Sheshit Vaksala në qendër të qytetit, raportoi CNN.

“Disa njerëz janë gjetur me lëndime që duken si nga arma e zjarrit”, thuhet në njoftim.

Një zonë e gjerë është rrethuar dhe ka nisur hetimi.

Mediat suedeze kanë raportuar se sulmuesi ka ikur nga vendngjarja me trotinet elektrik.

VIDEO: