Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, plagoset 24-vjeçari

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mëngjesin e sotëm në fshatin Mushan të Shkodrës.

Për pasojë është plagosur një 24-vjeçar, i cili është dërguar në spitalin e Shkodrës për ndihmë mjekësore. Ndërkohë forcat blu kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të të shtënave me armë.

“Më datë 09.10.2021, rreth orës 08:45, në Spitalin Rajonal Shkodër, ka shkuar për ndihmë mjeksore, dyshohet i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, jashtë rrezikut për jetën shtetasi I.M, 24 vjeç, banues në fshatin Mushan, Shkodër.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor me marrjen e njoftimit janë nisur menjëherë në drejtim të vendngjarjes”, njofton policia.