Të shtëna me ar*më zj*arri në Prishtinë, arr*estohet një person

Të shtëna me armë zjarri ka pasur sonte në sheshin “Skënderbeu”në Prishtinë.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se është arrestuar personi i dyshuar.

“Sot rreth orës 22:40 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në sheshin “Skenderbeu”në Prishtinë. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë arrestuar personin e dyshuar dhe kanë sekuestruar një armë”, tha ajo.

Në konfirmim gjithashtu bëhet e ditur se nga këto të shtëna nuk ka të lënduar.

“Nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht hetuesit policorë kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, thuhet tutje në konfirmim

The post Të shtëna me ar*më zj*arri në Prishtinë, arr*estohet një person appeared first on Kosovapost.net.