Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Malësinë e Madhe, ku janë raportuar të shtëna me armë zjarri.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se është qëlluar në drejtim të një patrulle policie, por nuk raportohet për të lënduar.
Policia ka nisur hetimet dhe është drejt vendngjarjes për të sqaruar rrethanat e incidentit dhe për të identifikuar autorët.
Rreth orës 20:00, në Sallën operative të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe ka ardhur një telefonatë se në fshatin Gruemirë, është qëlluar me armë zjarri.
Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në drejtim të adresës së dhënë.
Nga veprimet paraprake të kryera nga grupi hetimor, në rrugën e fshatit Gruemirë janë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale 4 gëzhoja.
Po nga verifikimet paraprake nuk ka persona të dëmtuar e as dëme materiale.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.