Të shtëna me armë zjarri drejt një shtëpie në Prishtinë, gjenden 27 gëzhoja

Dy persona të panjohur kanë hyrë në oborrin e shtëpisë së një ankuesi në Prishtinë dhe kanë shtënë me armë zjarri drejt saj.

Policia bën të ditur se disa predha kishin depërtuar brenda dhe kishin dëmtuar mobilet shtëpiake.

Bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 27 gëzhoja.